Një 56 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri këtë mbrëmje në Greqi. Thimi Prifti nga Berati u qëllua me 3 plumba në gjoks jashtë shtëpisë së tij në Palaio Faliro të Athinës.
Shqiptari u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në gjoks.
Mediet greke raportojnë se ai rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike. Po kështu mediat greke shkruajnë se ai ishte përfshirë në trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim dokumentesh.
Viktima u qëllua në gjoks dhe u dërgua i gjallë në spital, por vdiq pak më vonë.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë ndërsa në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja 9 mm.