Vartësja shqetësohet për ish-shefin
Pas lexoi reagimin e fortë e të sinqertë të “kolegut” të saj këngëtar Fatmir Mediu, këngëtarja Eli Fara u tërbua dhe i telefonoi Fates, por ai i tha se ishte me shefat e OPDAT e FBI-së, duke u dhënë ekspertizën e tij për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve ndërkombëtare të armëve e qënieve njerëzore.
– Mirë – tha Eli, lexo mesazhin që do të dërgoj tani dhe mblidh mendjen se po humbasim gjithë mirat që kemi tani që po bëhemi gjyshër apo gjithë qejfet që bëmë në rini ke ndërmend të na i nxjerrjesh nga hundët tani në pleqëri.
Pastaj u ul e shkroi mesazhin vetëm me një fjali: – “Fate mos na i hiq fatin nga duart, mos u “rrëmo gurët” drejtësisë se do na marrin edhe vilën që kemi në SHBA”.
Pas mesazhit u përgjigj Fatja me këtë mesazh burrëror: – “Mua nuk më prekën dot as qimen as kur plasi Gërdeci, as kur zbuluan se të kam punësuar ty drejtore në Ministrinë e Mjedisit, as kur i dhashë vajzës tënde projektin 500 mijë dollarë “Rinia dhe Parqet malore” dhe as kur zbuluan që të kam çuar 23 herë në SHBA me fodnet e ministrisë duke të prezantuar si “Drejtore për ngrohjen globale” në qeverinë shqiptar, prandaj mo ski merak.
Puç, puç! Sa e lexoi mesazhin Eli u zverdh e i dërgoi mesazhin tjetër: “Edhe me puçe po merresh”?!/Pamfleti