SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjata si person i lidhur me Ervin Matën, kreu i një prej grupeve më të fuqishme kriminale, që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.
Shkak u bë nxjerrja në publik e përgjimeve të telefonave të kriptuar SKY, në bisedat përmes të cilave i dashuri i këngëtares, Elvis Mata i thoshte Erzen Braçanit se do t’i dërgonte gjysëm milioni euro nga llogaria e Elvanës.
Këngëtarja nuk e ka fshehur luksin pas lidhjes me bosin e kokainës, Ervin Mata. Ajo ka lënë kudo prova për SPAK-un.
Përpos të tjerave, Prapaskena ka zbuluar se Elvana Gjata posedon edhe një makinë ‘Porsche’, të blerë pas lidhjes me Ervin Matën.
Bëhet fjalë për një Porsche Macan s 95b, me njyrë të zezë. Makina kushton rreth 100 mijë euro.
Por, kjo makinë duket tejet modeste në raport me jetën e luksit të këngëtares pas lidhjes me bosin e kokainës.
Elvana Gjata posedon një shtëpi në Tiranë me vlerë qindra mijëra euro, e dyshuar si dhuratë nga Ervin Mata, por që këngëtarja nuk e ka në emrin e saj. Shtëpinë e ka kaluar në emër të një të afërmi.
Prapaskena mëson se në verën e vitit 2017 pushimet e Elvana Gjatës për 1 javë në Mykonos kanë kushtur 1 milionë euro, para me burim trafikun e kokainës.
Elvana u shfaq në një drekë me Emina Çunmulaj në Nammos të Mykonos, destinacioni që njihet për festat e shfrenuara, ku porosia e një tavoline VIP kap shifrën 10 mijë euro.
Mësohet se dy vajzat janë argëtuar pa limit në party-n e drekës, ku nuk kanë hezituar të lagen me shampanjë pasi në atë vend është traditë gara e pushuesve se kush hap më shumë shampanjë.
Më pas Elvana postoi foto nga një avion çarter.
Këngëtarja, për 30- vjetor, festoi në mënyrë përrallore, por ishte koha kur e mbante “top sekret” fytyrën e Ervin Matës. Ky i fundit besohet se ka shpenzuar disa milionë euro për ditëlindjen e saj.
Ndërkaq, në verën e vitit 2018, Elvana Gjata shpërndau disa video në rrjetin social “Instagram”, në Story, ku shihet se ka fluturuar me një helikopter privat në juglindje të Francës.
Elvana dhe i dashuri i saj Ervin Mata janë parë bashkë në shoqërinë e Almeda Abazit dhe ish bashkëshortit turk Tolgahan, Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, si dhe nën shoqërinë e familjarëve të tyre duke drekuar në restorantin e hotelit.
Aventura e pasanikëve me para droge ka nisur nga udhëtimi në tokë me “Ferrari”, e deri në fluturimet spektakolare në ajër me helikopter privat.
Pushimet e tyre kanë filluar duke shijuar koncertin e divës së muzikës botërore, Beyonce, për të vijuar me plazh apo vizita në vendet speciale të Francës.
Mediat raportonin: “Në hotelin ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit, Elvana ashtu si Beyonce ka rezervuar suitën në katin më te lartë të tij, pamja e së cilës e bën gati të prekshe kullën Eiffel.
Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 dollarë, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”.
Këngëtarja është shfaqur edhe duke shijuar një xhiro, jo në ajër, por me “Lambon” superluksoze.
Pak ditë më pas ishte miku i ngushtë Elvanës, Valdrin Sahiti, i cili publikoi në “Instagram” një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën.
Pas mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, Elvana Gjata u njoh me Ervin Matën, besohet që nga viti 2016.
Në vitin 2017, pas lidhjes md Matën, Elvana Gjata hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla.
Elvana Gjata hoqi dorë edhe nga biznesi i saj i fustaneve të eventeve, ndërsa nisi karrierën muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë që sa i takon rikthimit në muzikë, për 31-vjetor Elva organizoi një koncert recital në bashkëpunim me kantautorin Pirro Çako.
Në atë koncert u përfol se Elvana Gjata do do të prezantonte miqtë me njeriun e zemrës, Ervin Matën, pasi dëshmi e lidhjes së saj serioze ishin vjehrra dhe vjehrri i ardhshëm (Luan Mata që pastron në ndërtim paratë e kokainës) të cilët ishin spektatorët e privilegjuar të artistes, për të ndjekur nga afër perfomancën e nuses së djalit trafikant.