Sipas një studimi mbi biosigurinë, i Universitetit të New South Wales në Australi, “Imuniteti i tufës është një mit”. Shkencëtarët shpjeguan që nëse hiqen masat për ta ekspozuar vullnetarisht popullsinë ndaj koronavirusit, me synimin për të krijuar imunitetin natyral, mund të pritet një epidemi klishe e Covid-19 edhe me degëzime të tjera, forcë pune thellësisht e reduktuar prej sëmundjes dhe akoma më shumë viktima.
Për më tepër, “do të kishte një rritje të mprehtë të infeksioneve me pak përparësi të ndjekur nga nevoja për më shumë bllokime, sepse sistemi shëndetësor do të ndikohej shumë seriozisht”.
Përgjegjësja e projektit, Raina MacIntyre shpjegoi se reduktimi apo heqja e masave shtrënguese me synimin për imunitetin e tufës do të kishte pasoja të rënda në shoqëri. Gjysma e forcës së punës do të ishte sëmurë, ose në karantinë, dhe një shpërthim masiv i virusit në spitale, në kurriz të ndërhyrjeve dhe trajtimeve të tjera.
“Për momentin, nuk e dimë se sa zgjat imuniteti i Covid-19, nuk e dimë nëse formohen mutacione edhe të vogla që do të bënin të qarkullonte një degëzim lehtësisht i ndryshëm. Nëse kjo do të ndodhte, nuk e dimë nëse një ekspozim i mëparshëm do të ofronte një imunitet të mjaftueshëm ndaj virusit”, -tha MacIntyre.