Deputeti konservator, Richard Drax në një intervistë të dhënë për Daily Express ka kritikuar kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe sekretaren e Brendshme Suela Braverman, lidhur me akuzat e tyre ndaj emigranteve dhe mënyrën se si po e trajtojnë çështjen e emigracionit.
Sjelljet e tyre deputeti konservator i ka quajtur arrogante, ndërsa ka akuzuar sekretaren Braverman se premtimet e saj kanë qenë boshe, lidhur me këtë çështje.
Këto kritika vijnë vetëm një ditë pasi u zbulua një maune e cila do të përdorej për të strehuar qindra emigrantë në Dorset.
Deputeti tha për Daily Express: “Suella thjesht po ia kalon problemet e saj komuniteteve lokale. Ajo ka premtuar shumë, por nuk ka mbajtur asnjë prej tyre. Ajo nuk mund t’i ndalë gomonet dhe tani është në panik. Në thelb po shkakton trazira dhe shqetësime sociale.”
I pyetur përse qeveria po merr këtë qasje, tha: “Ato janë një tufë arrogantësh që kanë gënjyer për atë që kanë thënë se do të bëjnë.”