Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia 15 të arrestuarit për skemën e ngritur të tregtisë në rrjetet sociale duke shmangur tatim taksat dhe detyrimet doganore.
Konkretisht Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për Klodian Vladin, Jovan Qemerin, Erjol Kaftiranin dhe Erta Xhetanin.
Gjykata ka vendosur detyrim paraqitjeje për Malseda Gegën, Jonida Kromidhën, Shkëlqim Pelinkun, Rezarta Gjikën, Erisa Ismailin, Pranvera Rrapushin, Arlinda Dalipajn dhe Estenela Kolën.
Të favorizuar nga periudha e pandemisë covid-19, 22 persona kanë krijuar skemën e tregtisë në rrjetet sociale duke shmangur tatim taksat dhe detyrimet doganore. Prokuroria ka lëshuar 22 urdhër arreste 16 prej të cilave janë ekzekutuar nga Policia e Tiranës, 9 prej të cilave, gra.
Media me pare ka zbardhur emrat 16 të arrestuarve: Melseda Gega, Erisa Ismaili, Klodian Vladi, Erjol Kaftirani, Jovan Qemeri, Pranvera Rrapushi, Estenela Kola, Erta Xhetani, Elona Rexhepi, Arlinda Dalipaj, Gentjan Lleshaj, Jonida Kromidha, Sara Rizaj, Shkëlqim Pelinku, Behar Bici, Rezarta Gjika.