Shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 me Kodin e ri Zgjedhor, që reflekton edhe një nga kërkesat e tyre, listat e hapura.
Parlamenti ka miratuar më 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 abstenim ditën e sotme ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Po kush janë deputetët që votuan kundër ndryshimeve në Kodin e Ri Zgjedhor?
Rudina Hajdari, Adriatik Alimadhi, Myslim Murrizi, Halit Valteri, Ralf Gjoni, Kujtim Gjuzi, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Ambra Borova, Gjetan Gjetani, Fatjona Dhimitri, Erion Piciri dhe Elda Hoti ishin kundër këtyre ndryshimeve.