Kryesia e Partisë Demokratike pas 4 orësh brenda selisë blu ka vendosur përfundimisht kandidatët për zgjedhjet e “6 Marsit”.
Anëtarët e Kryesinë kanë miratuar emrat e propozuar nga degët e 6 Bashkive.
Në Bashkinë Shkodër do të garojë Xhemal Bushati;
Në Bashkinë Durrës, Luan Hoti;
Në Bashkinë Lushnjë, Indrit Sefa;
Në Bashkinë Dibër, Luan Haka;
Në Bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi;
Në Bashkinë Vorë do të garojë Ymer Marku.
Të zgjedhurit e kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhjet ishin emrat e fundit që nuk ishin zbuluar ende për publikun, ndërsa PS dhe Komisioni i Rithemelimit prej ditësh kanë zyrtarizuar edhe emrat e tyre.
“Pas mbledhjes së kryesisë, fokusi i punës do të jetë angazhimi në terren për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë,“-shkruhej ndër të tjera në njoftimin zyrtar të lëshuar nga selia e PD.