Në listat e dorëzuar mbrëmjen e djeshme nga Partia Socialiste në KQZ u vu re se emri i djalit të ish deputetit të vrarë, Fatmir Xhindi nuk është në listë.
Veliaj del me deklaratë të fortë dhe flet për fitore të thellë: Në Tiranë i kalojmë 19 mandate! Çuam listën në KQZ pas debatit dhe votimit unanim, s’jemi si PD ku vendosin kunetërit dhe dhëndurët
Me anë të një postimi në rrjetin social, Anduel Xhindi, përmes një shkrimi të ndjerë, ai shkruan se pavarësisht se nuk do të jetë deputet, dera e hapur nga babai i tij, sikurse nuk është mbyllur kurrë, do të vazhdojë të jetë përherë e hapur.
Anduel Xhindi shkruan dhe për kohën kur hyri në politikë, pas vrasjes së të atit.
“Dera e hapur nga Fatmir Xhindi, ashtu sikurse nuk eshte mbyllur kurrë, do të vazhdoj të qendrojë përherë e hapur për gjithçka ju mendoni se mund t’ju jem pranë. Pjesmarrja ime në politikë erdhi në një moment jo fort të përshtatshëm dhe të dëshirueshëm, nisur prej rrethanave, por kjo në asnjë moment nuk zbehu dëshirën dhe gadishmërinë time për të qenë aty me ju dhe për ju.
Politika për mua nuk ishte mjet pë të arritur qëllimet, ishte dhe është rruga e ndershme që babai im nisi. Ishte dhe është ëndrra e tij e lënë përgjysëm dhe dëshira e vullneti i mirë imi dhe i familjes sime, që JU të mos mbeteshit kurrë vetëm e të kishit përherë një derë të hapur dhe një zë kudo ku ju keni menduar që nuk degjoheni”, shkruan ndër të tjera deputeti i PS.
Shkrimi i plotë i Anduel Xhindit
Të dashur qytetarë,
Së pari, ndjej të nevojshme të falenderoj gjithësecilin prej jush që nga Ngjeqari, Vloshi, Mbersi, Kurjani, Kumani, Luari, Suku1, Suku2, Vidhishta, Roskoveci, Jagodina, Suku, Arapaj, Strumi e Velmishi, FALEMINDERIT me përulje për çdo votë tuajën, për besimin, për kohët e bukura e të veshtira të kaluara sëbashku.
FALEMINDERIT çdo të majti e të djathti, çdo burri e gruaje, çdo nëne e gjyshi, çdo të riu e të reje, që besoi te unë për të qenë zëri i halleve tuaja.
U rrita me ju e kemi jetuar sëbashku hallet, gëzimet e hidhërimet e njëri-tjetrit, duke qenë gjithnjë të pranishëm në çdo moment e rrethanë. Kam pasur fatin të jem dhe do mbetem gjithnjë mbështetësi juaj më i madh. Dera e hapur nga Fatmir Xhindi, ashtu sikurse nuk eshte mbyllur kurrë, do të vazhdoj të qendrojë përherë e hapur për gjithçka ju mendoni se mund t’ju jem pranë.
Pjesmarrja ime në politikë erdhi në një moment jo fort të përshtatshëm dhe të dëshirueshëm, nisur prej rrethanave, por kjo në asnjë moment nuk zbehu dëshirën dhe gadishmërinë time për të qenë aty me ju dhe për ju.
Politika për mua nuk ishte mjet pë të arritur qëllimet, ishte dhe është rruga e ndershme që babai im nisi. Ishte dhe është ëndrra e tij e lënë përgjysëm dhe dëshira e vullneti i mirë imi dhe i familjes sime, që JU të mos mbeteshit kurrë vetëm e të kishit përherë një derë të hapur dhe një zë kudo ku ju keni menduar që nuk degjoheni.
Partia Socialiste nuk është një individ, nuk jam unë, është më shumë se kaq, është ndjenjë, ideal dhe shpresë që e ardhmja e kërkuar nga brezat të mos jetë vetëm një enderr, por realitet i prekshëm. Partia Socialiste është vizion dhe mundësi, ku të gjithë mund të japim kontributin tonë kudo, në parlament, në terren, ne çdo skaj, brenda e jashtë vendit.
Falenderoj Partine Socialiste, kryetarin e saj Edi Rama, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, për besimin e dhënë. Falenderoj të gjithë kolegët për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve. Unë besoj tek Partia Socialiste! Juaji përherë, Anduel Xhindi.