Endri Fuga, drejtori i komunikimit i kryeministri Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Bashës.
Përmes një statusi në “Twitter”, Fuga përgënjeshtron Bashën i cili u shpreh se Serbia dhe Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin.
“Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle!
Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza!
Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Fuga.