Kreu i Nisma Thurje Endri Shabani është përplasur me moderatoren Eni Vasili.
Gjatë debatit ai ka braktisur studion.
Pjesë nga debati në Open
Endri Shabani: Ne kemi sot Murrizin që ka marrë 4700 vota dhe Tom Doshin që ka marrë 35 mijë vota. dhe ju nuk flisni për këtë. Ju sot na merrni këtu na bëni gjyq pse jeni të dobët o pse keni dështuar etj etj. Ndërkohë ju shihni që subjekti ynë ka marrë mbi 10 mijë vota që do të thotë 1 deputet.
Pra mbi 10 mijë njerëz do ishin përfaqësuar, për t’i dhënë përgjigje pse nuk iu duan njerëzit. Ata kanë marrë 40 milionë euro nga bandat dhe kriminelët që të investojnë në fushatë. Ne kishim zero lekë. Polariteti, debati u polarizua në momentin e fundit. Në një situatë të tillë është e vështirë që një aktor i tretë të mbijë në këtë situatë. Sepse shumë thonë të votojmë për Bashën dhe të heqim Ramën.
Disa njerëz që janë zhgënjyer nga Rama, kur panë se u vra ai në Elbasan, thanë obobo do vijnë këta të na vrasin prapë. Ti e nis emisionin pse këta nuk arritën dot të mposhtin të mëdhenjtë.
Vasili: Shabani mos më bëj moralizma.
Shabani: Më lë ta mbaroj të lutem.
Vasili: Po jo, se po bën moral, nuk jemi te kjo tani.
Shabani: Po mirë bëjeni emisionin vetë pra.
Vasili: Po mirë në rregull.
(Shabani heq mikrofonin dhe largohet)
Kadia: Nuk duhet të ishte larguar.
Vasili: E respektojmë vendimin e tij, e ka nga ankthi i rezultatit të zgjedhjeve.