• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, December 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

December 12, 2025
in Aktualitet, Debat

Endri Shabani me shumicë votash është zgjedhur Avokat i Popullit. Ai u zgjodh me 85 vota pro dhe 3 kundër e 0 abstenim.

Votimi në Parlament u krye mbrëmjen e së enjtes.

Opozita u largua nga salla në momentin e votimit, për t’u kthyer pasi ai përfundoi.

Debati për Avokatin e Popullit përpiu seancën plenare të kësaj të enjteje. Kalimi i kandidaturave për votim, në një kohë që opozita kishte tërhequr firmat mbështetëse, u bë shkak që demokratët të nisnin akuzat për një proces të paracaktuar.

Si për të përforcuar argumentin e tyre, demokratët risollën në sallë një procesverbal të vitit 2022, kohë në të cilën socialistët kishin tërhequr firmat mbështetëse për një ish-kandidat për Avokat Populli.

Argumenti më i fortë i socialistëve për të vijuar votimin ishte se kandidaturat e përcjella në Parlament kishin firmat e demokratëve, përfshirë Endrit Shabanin, njeriun për të cilin u bë i gjithë debati.

Demokratët për ditë me radhe u munduan të bindnin opinionin se nuk i kishin dhënë firmat ish-kryetarit të Nismës Thurje, por Sali Berisha e kuptoi se justifikimi nuk po ngjiste, ndaj doli të jepte një tjetër shpjegim.

“Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani. I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binajn, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike. Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën“, tha Berisha.

Por ajo që habiti në qëndrimin e Berishës, ishte fakti se pavarësisht se e konsideron procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit një farsë, nuk do ta kundërshtojë atë në Kushtetuese.

“Jo nuk do ta çojmë në Kushtetuese”, tha lideri demokrat.

Votat që morën kandidatët për Avokat të Popullit:

Tartar Bazaj, 1 pro, 79 abstenim dhe 7 kundër

Aranita Brahaj, 4 pro, 76 abstenim dhe 7 kundër

Skënder Haluci, 1 pro, 72 abstenim dhe 14 kundër

Adriana Kalaja, 0 pro, 69 kundër, 17 abstenim

Besim Ndregjoni, 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër.

Endri Shabani, 85 pro, 0 abstenim dhe 3 kundër.

Next Post

Erion Braçe kritikon kullat e dhëndrit të Berishë në Farkë: Dallgë betoni që po shkatërrojnë natyrën

Shefi i ri i SPAK: Kur shkojmë në një lokal kontrollojmë kush është pronari?! BKH-ja të kryejë vetë vëzhgime dhe arrestime

Hipokrizi apo meritokraci? Rama reagon për kreun e ri të SPAK: Vlerëson dhe Altin Dumanin me "njollë të zezë" në drejtimin e strukturës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved