Nga Kimete Berisha
– Jo çizmet e gomës, por pak me hallakat, këtij i gjenden edhe opingat.
– Kryeministri Kurti tha se sulmi në Kanalin Ibër-Lepenc lidhet me Federatën Ruse.
– Ky gjithmonë e lidh Ukrainën me Kosovën.
E bën këtë lidhje antihistorike për ta hapur (siç e ka hapur), dhe për ta bërë ‘normale’ (siç e ka bërë normale), temën e ‘ripushtimit’ të mundshëm të Kosovës nga Serbia, anipse Kosova kurrë s’ka qenë nën Serbi, por nën Jugosllavi’!
– Ama, nuk bindet!
– Ky, mëkeq, jeton në një dimension tjetër..
Sheh veç luftë, dhe ëndrra me Putinin.
– Rusia publikisht lufton në Ukrainë, dhe krejt botën e kërcënon, por luftën ndaj Albin Kurtit e bën fshehur!
– Nëse ky kujton se do të bëhet si Zelensky që bota t’i japin armë për të luftuar ushtria e tij inekzistente kundër Serbisë dhe Rusisë, duhet të lyp çare diku tjetër, se nuk është mirë!
Nuk mund të bëhet Zelensky se s’është as president!
– Kjo ëndërr e sëmurë i takon Vjosa Osmanit!
– Për shkak të rivalitetit falls të këtij dhe Osmanit me Putinin, Kosova u bë halucinante, qesharake dhe teatrale!
– Rivaliteti i vazhdueshëm i Kurtit dhe Osmanit me Putinin është çmenduri e padëgjuar!
– Nuk ka lider e as superfuqi në botë që ia tregojnë muskujt Putinit, si këta!
Pse?
-.Edhe nëse Rusia e ka syrin në Kosovë, nuk e ka me Juve, por me Amerikën, kështu që…’Shut Up’
– E, Hashim Thaçin e ka fajtor për qejfi.
Sherri i tij tha se nuk po e dërgon FSK-në në Veri.
– NATO ia ‘kërkoi’ Hashim Thaçit më 2013 që të mos e çojnë FSK-në në Veri.
– Anipse, nuk është kryeministri ai që e çon ushtrinë askund.
Kur e lyp rreziku, me këtë punë merret Komandatja….veç Presidentja ka të drejtë ta mobilizojë ushtrinë.
– Ama, aq fort është i magjepsur me vetveten, sa nuk është i vetëdijshëm që po flet si President!
– Lëre ti Hashim Thaçin.
– Hashim Thaçi nuk ia ndalon t’i ngijë bukë ushtarët.
– As s’ia ka ndalu’ kush ta mbajë premtimin për ta ta paditur Serbinë për gjenocid.
– Pasulin e ushtrisë ia kanë besu’ edhe atë e kanë hëngër pa e zier!
P.S. Give me one reason to stay…!