Sali pas prezantimit të koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, doli sot (10 mars) në një konferencë për gazetarët.
Ai ka përsëritur projektin e tij politik për të reformuar drejtësinë dhe në veçanti SPAK-un, por jo me votat e kryeministrit Edi Rama dhe PS-së, por me anën e Komisionit të Venecias që është një organizatë OJQ që nuk ka asnjë kompetencë thjeshtë është një grup juristësh këshillues dhe këshillat e tyre nuk kanë asnjë fuqi vepruese.
Por perla e Berishës ose ëndrra me sy hapur që as vetë nuk e beson ishte kur tha se Rama i është lutur atij për bashkim votash me qëllim shkrirjen e SPAK dhe ishte informuar nëpërmjet kanaleve diplomatike për qëllimet e kreut të mazhorancës, duke e refuzuar.
“Nuk do i bashkoj votat me të në Parlament. Kemi shpallur reformën në drejtësi me ndihmën e Venecias. I llogariti gabim hesapet dhe doli duarbosh. Ka pasur përpjekje nën rrogoz për ta shkrirë SPAK-un ai. Ka pasur përpjekje, e kemi nga burime diplomatike, se donte të bashkonte votat me PD-në për të shkrirë SPAK. Ai më është lutur, por dështoi. T’i lutem unë atij? Jo! Ai më është lutur mue, por nuk e pranoj”, tha Berisha, teksa vetë ka prej më shumë se një viti hesape me SPAK-un për aferën në dosjen ‘Partizani’.