Balla ka deklaruar se do ta padiste për shpifje deputeten Vokshi në lidhje me deklaratat e saj për Teatrin Kombëtar, ku sipas deputetes demokrate do të ndërtohen 6-të kulla, tre prej të cilave brenda teritorit të teatrit.
Këtë gjë nuk e ka pritur mirë Pamela Vokshi dhe për ta ironizuar ka postuar një video, të bërë në kohën e komunizmit . Në videon e publikuar nga Vokshi në profilin e saj shfaqet Balla fëmijë, i cili i këndon Enver Hoxhës.
Kjo ishte gjëja më normale, por Pamela nuk duhet të harroi, se gjyshja e saj Bije Vokshi, që i fali Partisë komuniste shtëpinë e saj, konsiderohej nga Hoxha si nëna e tij e dytë.
Ishte e vetmja familje që Hoxha e vizitonte çdo 5 Maj, deri kur vdiq dhe është vërtet qesharak të tallesh me origjinën e familjes, duke u bërë tradhëtare e familjes, që ka qenë djep e komunizmit.
Budallalliku dhe fluturimi me presh nuk ka emër, e ky është rasti flagrant për ta pagëzuar Albanën “tyryfyçkë”, kur si vajza e bekuar nga Xhaxhi në lindje, tregon një fëmijën 10 vjeçarë si “komunist” se kishte kënduar për “jaranin” e gjyshes së saj
Ja postimi ynë i shkurtër, për të treguar se pjellë e kujt është Albana demokratja
Enver Hoxha lidhja me Bije Vokshin
Ne 23 nentor 1941 ne shtepine e Bijes u themelua Rinia Komuniste e Shqiperise e në atë shtëpi strehohej Enver Hoxha dhe Qemal Stafa
Sipas te dhenave qe jep historiografia komuniste Bije Vokshi gjyshja e Albana Vokshit ishte nje figure e rendesishme e lidhur me ata qe do te merrnin pushtetin pas clirimit te vendit.
Ne historine e themelimit te PKSH-se dhe te organizates se rinise shkruhet Enver Hoxha pas bashkimit te grupeve komuniste ne Shqiperi me 8 nentor 1941 ne Tirane krijon PKSH-ne edhe me kosovare. Pas dy javeve me 23 nentor 1941 Enver Hoxha themelon organizaten e Rinise Komuniste te Shqiperise po ne Tirane ne shtepine e patriotes kosovare Sabrie Bije Vokshit nga Gjakova mbesa e Sylejman Vokshit dhe halla e Asim Vokshit. Bije Vokshi ishte luftetare e veprimtare e Komitetit per mbrojtjen kombetare te Kosoves pastaj ishte komuniste e grupit te Shkodres.
Shtepia e Bije Vokshit ishte baze e ilegalitetit ku Bija pergatiste ushqimin lante rrobat e ushtareve dhe aty strehohej edhe Enver Hoxha. Me 1942 Bije Vokshi u dergua ne Kosove per te ndihmuar organizaten e luftes AN te popullit kosovar. Bije Vokshi ishte delegate ne Konferencen e Bujanit 1943-44 aty foli ne emer te grave antifashiste te Kosoves.
Ne Shqiperi para Luftes se Dyte Boterore dhe gjate fillimit te saj ishin rreth 100 patriote-komuniste shqiptare kosovare dhe shqiptare tjere nga viset shqiptare te Jugosllavise per tu shkolluar atje. Edhe keta atje shumica ishin ne grupet komuniste te Shkodres.
Me kryesoret mbanin lidhje me Enver Hoxhen, Haxhi Lleshin, Gogo Nushin etj. Takimet beheshin gjithmonë në bazen e sigurt të Enver Hoxhës, ne shtepine e Bije Vokshit. / Ekskluzive.al
Postimi i Vokshit
Rri në mes dëgjon e qeshet,
kur ja themi si bilbilat…
Eeee moreee, eh,
eeeee, moj eeee…