Moti i keq ditën e sotme preku pjesë të rrjetit elektrik, sidomos atë ajror. Dëmet janë shkaktuar kryesisht nga era e fortë. Siç shihet në fotot e shkëputura nga Selita, një pemë ka rënë mbi telat e korentit duke lënë pa energji këtë zonë.
Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar edhe depozitat në zonën e Kinostudios dhe në Komunën e Parisit. Nga rrëzimi i tyre kanë shpëtuar për mrekulli automjetet e parkuara në anë të trotuarit.
Era e fortë ka rrëzuar nga pallati në rrugën e Durrësit edhe një mbajtëse antene. Ajo është rrëzuar në trotuar duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve.