Është bërë i ditur lajmi nga burime policore se një turist francez është gjetur i pajetë në një hotel në Krujë.Kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe është zbuluar se ishin punonjësit e hotelit që e gjetën të pajetë turistin francez.
Nga verifikimet e policisë mësohet se ai nuk ka shenja dhune në trup. Mbrëmjen e djeshme ai ishte ngjitur në dhomë, por më pas nuk ka dalë më nga aty.
Dyshimet janë që turisti francez të ketë humbur jetën nga infarkti në zemër. Gjithsesi burimet policore vazhdojnë akoma hetimet për këtë ngjarje.