Disa ditë më parë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se ai dhe gruaja e tij, Emine u diagnostikuan me variantin e ri të koronavirusit, “Omicron”.
Lajmi në fjalë u bë me dije nga vetë presidenti turk, përmes një postimi në llogarinë e tij të “Twitter”. Pas kësaj, presidenti turk postoi shumë mesazhe, në të cilat falënderonte zyrtarët e huaj për urimet që i dërguan për një shërim të shpejtë.
Por, ka pasur edhe persona të cilët i kanë uruar “të keqen” presidentit. Për këtë arsye, Erdogani tashmë ka lëshuar urdhër arresti për 8 turkë, mes tyre edhe një notari i cili ka konkurruar të paktën 6 herë në Lojërat Olimpike, pasi ky i fundit i ka komentuar presidentit në një postim “po gatuaj një sasi të madhe hallvë”, ëmbëlsirë e cila jepet në vdekje.
Prokurorët e Ankarasë kanë nisur gjithashtu një hetim për “fyerjen e presidentit ” dhe “talljen e vlerave fetare” mbi mesazhe të tilla. Autoritetet turke kanë nisur 160,000 hetime për fyerjen e presidentit që kur Erdogan u bë president në vitin 2014. Deri më tani, gjykatat kanë dhënë 3,625 dënime.