Majmunet, kete here, thjesht kopjuan;
Fikes zjarri mbi kundershtaret ishte mjeti i javes qe u perdor dje ne Qemal Stafa!
E pane tek ajo Selia dhe e cuan ne stadium, e thjeshte.
Kaq duhej qe te merrej peng futbolli e te shkaterrohej stadiumi, edhe nje here si shume here muajt e fundit!
Dhe nuk ndalet;
Dhuna eshte kenaqesia e vetme e ketyre njerezve.
E dini pse?
Sepse ne fushe eshte ai futbolli i paravendosur, fiksuar qe nuk emocionon per mire kerkend;
Nje pjese e dine qe jane fitues e nxitojne te bejne “spektaklin” e tyre me fikese zjarri, pjesa tjeter e dine qe nuk do fitojne e marrin stolat dhe ua leshojne kokes fituesve!
Kaq e thjeshte e kaq e turpshme eshte.
Kush mendoi e tha se “nese permiresohen kushtet, largohet dhuna”, ja futi kot;
Nuk mjafton stadiumi, duhet futbolli i drejte e i ndershem!