Kryebashkiaku Veliaj tha nga qelia se prokurori i SPAK-ut Olsi Dado është në konflikt interesi me të pasi e gjithë është një hakmarrje personale pasi nuk përfitoi kate shtesë te pallati në Rrugën e Kavajës.
Në një intervistë nga qëlia për Report TV ai tha se më mirë bën burg sesa t’i japë kate shtesë në mënyrë të paligjshme Dados.
“Jam larg Saliut dhe Metës. S’kam pasur djalë të pjekë të gjallë 26 vetë në Gërdec. Ndihemi mirë që vendi ka drejtësi të pavarur por duhet parë si kanë penetruar në majë të drejtësisë juristë me pesë sepse kjo bie ndesh me atë për të cilën luftuam, për një drejtësi të pavarur dhe me standarde.
Olsi Dado është në konflikt interesi 24 orë në 24. Më mirë bëj burg sesa Olsi të marrë kate shtesë te Pallati i Kavajës. Më akuzon Nesti Angoni që nuk ekziston. Kujt opolitikani tjetër i është bërë 20 vjet vetting. Ka pasur komunikime personale me Olsi Dadon në seancë dhe jashtë saj.
Olsi me pesa ngrihet nga krevati dhe kërkon kate shtesë. Lus perëndinë që Altin Dumani një ditë të kthllohet sesi po e përdorin vartësit. Asnjë rrezik arratisjeje nuk ka nga unë dhe këtë e kam treguar” – tha Veliaj.