Zv.kryeminsitri Erion Braçe la të kuptohet që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë në mandatin e tretë të socialistëve.
Përmes një postimi në Facebook, ku kujtonte me video një vizitë në Thumanë pas tërmetit të vitit 2019, Braçe shkruan:
“Ka një fund. I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit!”.
Më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të bëjë publik emrat e kabinetit të ri javën e ardhshme.