Ish-gruaja e mesfushorit Blerim Dzemaili, Erjona Sulejmani, pretendon se ka shumë futbollistë homoseksualë.
Por ajo thotë se nuk e kupton pse homoseksualiteti është akoma një problem kaq i madh.
Shqiptarja gjithashtu ka thënë se gratë e futbollistëve vuajnë nga mospërfillja.
“Seks përpara ndeshjeve? Futbollistët nuk janë dashnorë të mëdhenj. Ata preferojnë ta bëjnë vetë…
Nuk e di pse homoseksualiteti është akoma një problem ditët e sotme.Ka shumë homoseksualë në futboll.Burrin tim e njoha sapo isha shpallur Miss Albania, dhe në fillim nuk doja të isha me të.Sot jam një femër e lirë dhe e lumtur sepse të jesh gruaja e një futbollisti është tepër e vështirë.Mospërfillja është e madhe, po ashtu duhet të ndryshosh shpesh shtëpi dhe profesion”, shprehet Sulejmani.