I ftuari i radhës i Bora Zemanit në emisionin e saj të ri ishte moderatori dhe aktori shumë i njohur dhe i dashur Ermal Mamaqi. Ky i fundit rrëfeu disa sekrete në rubrikën ‘Makina e së vërtetës’.
Ermali tregoi se një nga personat që vlerëson shumë është Ardit Gjebrea. Moderatori tregoi se ka ngelur pa fjalë nga vlera që i ka rrëfyer Arditi sesa duhet të fitojë në një sezon televiziv.
‘Më ka thënë shifrën sa duhet të fitoj në një sezon televiziv, për mua ishte e pabesueshme thashë kaq lek mund të fitohen?’, u shpreh Ermali gjatë intervistës së dhënë.