Ernest, koha do të kalojë dhe këto kohë të humbura do të jenë pengu yt më i madh.
Është talent i falur nga Zoti, ka potencial të jashtëzakonshëm, mund të tallet dhe të driblojë lojtarët e nivelit më të lartë, por ka ndaluar së luajturi futboll që pas ndeshjes me Atletiko Bilbaon.
Sot Solskjer e hoqi me të drejtë nga fusha pa mbushur mirë 5 minuta nga pjesa e dytë, tërësisht pa motivim dhe dëshirë, tmerrësisht dobët fizikisht një nga ndeshjet më të dobëta te Beshiktashi.
Me siguri që nëse do të ishte në ekip të madh, do ta kishin dënuar edhe nëse do të ishte në stërvitje me këtë performancë.
Duhet reagim, nuk mund të arrihet kështu në nivelin më të lartë, mëkat.