Sali Berisha i është drejtuar sot strukturave të Partisë Demokratike në lidhje me protestën e 11 korrikut.
Në panik pasi në protestat e fundit para bashkisë Tiranë është braktisur nga qytetarët, duke mos grumbulluar as një grusht njerëzish ai i është drejtuar të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u shprehur se duhet bërë gjithçka që të grumbullojnë sa më shumë njerëz dhe të jetë protestë e madhe.
Mesazhi i plotë:
Pëshëndetje!
Tre ditët e ardhshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!
Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.
Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!
O sot o kurrë!
Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!