Berisha duke ju drejtuar ndërkombëtarëve tha se kjo është një protestë paqësore, por do të jetë e pandalshme.
Duke folur për sulmin e 8 janarit, Berisha tha se demokratët berishianë donin vetëm të nxirrnin banditët siç i quajti nga shtëpia e tyre.
“Thirrja për partnerët ndërkombëtar, ky është revolucion paqësor por i pandalshëm. Demokratët më 8 janar nuk kërkonin gjë tjetër, por atë që do të bënte një polici e çdo shteti të lirë, të nxirrnin banditët nga shtëpia e tij .
Kush është ai që e sheh shtëpinë e tij plot me bandit dhe nuk “lufton” t’i nxjerri? 8 janari është vetëm fillimi, ju jap fjalën. Ata që mbështesin Bashën për të marrë peng pluralizmin do të dështojnë”, tha ai.