Zgjerimi i pesë kilometrave rrugë nga dalja e Elbasanit deri në fshatin Mirakë në rrugën në drejtim të Librazhdit do t’u kushtojë shqiptarëve 22 milionë euro.
Tenderi i hapur nga ARRSH me në krye Evis Berberi, i njuhur si Berberi i Ballukut, është fituar me pazar në tavolinë nga kompania Alb Building pasi janë eleminuar të gjithë konkurrentët e tjerë në garë.
Alb Building është kompani e skeduar në fushën e tendera të dyshimtë. Prapaskena mëson se pronarët e saj janë dy tepelenasit Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta, përfitues i miliona euro të fondeve publike.
Dyshja pritet të kthejnë në xhepat e komandantit të Berberit të Ballukut të paktën 10 milionë euro.
Burime tepër serioze thanë për Prapaskenën se fituesit e tenderave të ARRSH nuk i dikton as Berberi dhe as Balluku, por nga dashnori i Ballukut, i njohur si ‘papuja’, pasi po i afrohet të 70-tave.
Fillimisht ishte vetëm Balluku që ngjitej me ashensor tek suita e ‘papusë’ në një pallat në Tiranë. Më pas, ashensorin ka nisur ta ngjisë edhe Berberi, i cili i jep tendera edhe një ish kompanie të tij, kaluar formalisht në emrin e shokëve.
Berberi raporton tek i dashuri i Ballukut, një rrënjë e vjetër e krimit në Shqipëri, i dyshuar për vrasje dhe grup kriminal në SHBA.
Ai raporton për tenderat që do të shpallen, vlerën dhe sa mund të vidhet përafërisht. ‘Papuja’ më pas i cakton emrat e kompanive se kush do ta fitojë secilin tender.
Berberi mban shënim në një letër porositë e Papusë dhe shkon dhe i zbaton tek ARRSH
Për këtë raport është në dijeni edhe Edi Rama, një ambasadë e rëndësishme në Tiranë dhe shërbimet informative.
Evis Berberi nuk është gjë tjetër veçse një mashë në duart e Ballukut dhe ‘papusë’ së krimit. Por, Berberi nga një konsumues byreku me 500 lekë në xhep, sot noton në para korrupsioni dhe nuk di se si t’i pastrojë paratë.
Fituesit e tenderave çojnë çantat me para tek ‘Papuja’, i cili sigurisht që e ‘respekton’ Berberin, i cili bën letrat fomale të tenderave.
Kur Sonila Qato doli një një rast nga rreshti, ku tentoi t’i jepte një tender Vëllezërve Hysa, Qato u ndëshkua nga Balluku me shkarkim dhe tashmë me marrje e pandehur nga SPAK.
Pse? Sepse ‘papuja’ i Ballukut ia kishte dhënë tenderin oligarkut Rrok Gjoka, i cili kishte paraqitur letrat false dhe dyshohet se kishte paguar kaparin tek ‘Papuja’ i Ballukut.
Kostoja e lartë
Kompania e dyshes Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta do të përfitojë shumën e 2.2 miliardë lekëve, ose 19 milionë euro pa TVSh. Duke shtuar edhe 20 për qind këtë taksë, shifra shkon në rreth 22 milionë euro.
Kostoja për zgjerimin e rrugës me një korsi shkon në 4.7 milionë euro për kilometër. Bëhet fjalër për punime ku pjesën më të madhe shtrati i rrugës është i hapur dhe ajo që do të kryhet është vetëm zgjerimi.
Pavarësisht kësaj, kostoja do të jetë si të hapet një rrugë e re, ndërsa dyshimet lindin edhe në mënyrën se si janë skualifikuar nga ARRSH kompanitë e tjera, ku disa nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë dhe të tjerat nuk kanë plotësuar kriterin teknik për punonjësit.
Në të dyja rastet, kompanitë mund të jenë përfshirë në garë sa për të plotësuar kriterin ligjor të pjesëmarrjes në garë, ndërsa fituesi ka qenë i paracaktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Vijon…