Pas Amazon-it edhe Facebook-u po përfshihet në fushën e modës. Ai do të fillojë Fashion ++, një lloj stilisti virtual që u jep përdoruesve këshilla për veshjet.
Ndryshimet propozohen falë një sistemi të inteligjencës artificiale që njeh rrobat dhe jep sugjerime se çfarë mund të ndryshohen apo të shtohen në to.
“Ai gjithashtu mund të rekomandojë mënyra për të rregulluar një pjesë të veshjeve, të tilla si vendosja e një këmishe apo përveshja e mëngëve të saj etj., njoftoi Facebook në faqen ëeb të kushtuar posaçërisht këtij hulumtimi. Një sistem ky disi më i përparuar sesa të tjerët që thjesht sugjerojnë një veshje.
Hulumtimi, ende nën zhvillim, duhet të paraqitet nga platforma në Konferencën Ndërkombëtare për Vizionin Kompjuterik që do të mbahet në Seul nga 27 tetori.
Amazon gjithashtu e ka veshjen në vëmendje. Në qershor ai zbuloi StyleSnap, një lloj ‘Shazam”-i i rrobave, që këshillon se çfarë të blini duke filluar nga fotoja e veshjeve. Edhe ky sistem bazohet në inteligjencën artificiale.