Të gjithë përdoruesit e rrjetit social Facebook, llogaria e të cilëve është hakuar, mund të marrin deri në 7800 dollarë në kompensim.Gazeta angleze “The Sun” shkruan se ekspertët ligjorë thonë se gjithkush mund të fitojë këtë shumë nëse provon se problemet me llogarinë e rrjetit social i kanë shkaktuar stres.Të premten e shkuar u mësua nga Facebook se hakerat kanë pasur akses në më shumë se 50 milionë llogari.
Ekspertët thonë se kjo thyerje e sigurisë është një katastrofë. Hakerat kanë pasur mundësi që të kenë akses absolut në llogarinë tuaj, tek profili, fotot, lista e miqve, madje edhe mesazhet private.
Facebook nxori jashtë përdorimi për pak kohë mbi 90 milionë llogari si një masë mbrojtëse, por raportohet se virusi ka qenë aktiv në rrjetin social që prej qershorit të vitit 2017.