Ish-gazetari i “Zërit të Popullit”, organ i Partisë Punës së Shqipërisë, si vazhduese e Partisë Komuniste, miku i Ramiz Alisë, diktatorit të fundit komunist në Evropë dhe ortaku i Hekuran Isait njëherësh edhe ish-sigurims i SHIK-ut të Gazidedes, është i ftuar në studion e televizionit “Opinion” të gazetarit Fevziu, nga ku ka akuzuar demokratët e Korçës që mbështesin ish-ministrin e Financave Ridvan Boden, se kanë punuar për Edi Ramën.
Ai tha se, “Të gjithë njerëzit e Ridvan Bodes në Korçë dhe Devoll punuan për PS në zgjedhje”.
Fahri Balliu, udhëheqësi fitues i Lulzim Bashës, i cili vuri djalin në listën e Lulzim Bashës, të famshmin deputet të skandaleve Klevis Balliu, i cili po konkurron me filozofi Nard Ndokën.
Vetë një fytyrë dhe simbol i batakçizmit, sot akuzon demokratët që votuan për Partinë Socialiste.
Partia Demokratike, me deputetë si Klevis Balliu, sot në Korçë ka 17 mijë vota më pak, por kjo nuk do të thotë se PS ka më shumë, përkundrazi edhe PS ka 1 mijë vota më pak.
Demokratët e shkretë kur shikonin Klevisin ndoshta para se të fliste edhe e besonin, por kur kujtojnë Fahri Balliun e Hekuran Isait, me vrap u mbyllën në shtëpi. Demokratët nuk votojnë për PS-në, por nuk shkuan sepse turinjtë e pështira të Fahrinjve nuk i shohin dot me sy.
I kujtojmë Fahriut se ai dhe deputeti i Lulit në Korçë, Hekuran Hoxhalli, punuan për PS dhe Niko Peleshin në 2013. Këtë e di i gjithë Devolli, që Hekuran Hoxhalli, deputet i PD-së sot, në zgjedhjet e 5 viteve më parë ishte në krye të fushatës së Ylli Ziçishtit.
Se ç’ka bërë Hekurani në 2013 janë me qindra demokratë që e dëshmojnë. I vetmi person që flet kundër demokratëve në Korçë dhe ish-ministrit Bode, është Fahriu.
I madhi Fahri i cili ka frikë të hapë dosjen e tij dhe ta bëjë publike. Njeriu i skandaleve që sot as Ilir Meta se dëgjon më, ndërsa tek Basha lëpihet si qen i rrahur për të mjelë diçka nga kunati. /CNA.al