Në rrjetet sociale, po qarkullon një reportazh që Fahri Balliu e ka shkruar vite më parë.
Titulli i reportazhit është “Të rritësh fëmijë për socializmin”. Ndër rreshta, babi i deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliut shkruan se në ato vite fëmijët nuk i rriste vetëm nëna dhe babai, por “Nëna Parti”.
“Kush të do më shumë, moj Lirkë? Xhaxhi Erver, thotë ajo”, – ka shkruar Balliu vite më parë në reportazhin e tij.
Kujtojmë këtu, se edhe djali i tij Klevis Balliu ka ndjekur gjurmët e të atit, pasi disa kohë më parë ai tha se “Rekomandimi është gjë e mirë, sepse duhet për integrim”.