Nga Mentor Kikia
Ky film është tipiku i tragjizmit nëpër të cilin ka kaluar ndërrimi i sistemit në Shqipëri. (Nuk po them ndryshimi).
Por ky ka vlerë edhe për ndërrimin e qeverive.
I mbani mend luftrat opozitë-qeveri në parlament, ku i përmendin njëri-tjetrit burgje e qelira, tendera e vjedhje, zhvatje, miliarada e qindra miliona. Pastaj askush, askush nuk ndëshkohet.
Ministra dhe deputetë që lënë pushtetin fillojnë dalë-nga-dalë i kthehen jetës normale dhe kur i ngacmon për akuzat thonë: Po çne unë, unë vetëm letrat firmosja, paratë i merrte tjetër kush.
Pra sërish fajin e ka “regjimi”, “sistemi”, ky kodosh që su bë kurrë as shtet as qeverisje që “buron nga populli dhe punon për popullin