Në fjalën e tij në përfundim të konferencës me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është ndalur të flasë edhe për “fake news”. Nisur nga lajmi më fundit, ku një lajm i publikuar në Syri.Net se do kishte një tërmet në orën 21:30, sipas Sorecës një gjë e tillë vjen si pasojë se një mungesë arsimimi, si nga mediat, por edhe nga ana e qytetarëve.
“Ngjarjet e kësaj jave kanë treguar një mangësi ndërgjegjësimi dhe arsimimi nga ana e qytetarëve dhe e medias, e cila nga në rrethana më të rënda mund të ishte shkatërruese”, tha ai.
Në datën 22 shtator, fill një ditë pas tërmetit të fuqishëm 5.8 ballë që tronditi vendin, portali Syri.Net publikoi lajmin e së orën 23:30 do të binte një tjetër tërmet i fuqishëm duke i paralajmëruar qytetarët të dilnin nga shtëpia. Kjo gjë solli panik në Tiranë dhe Durrës, ku të gjithë qytetarët dolën në rrugë të frikësuar. Publikimi i këtij lajmi, që shfrytëzoi gjendjen e qytetarëve, u dënua nga qeveria, ku u shoqëruan në polici gazetari Syri.Net Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”. /Shqiptarja.com