Ja disa fakte për ‘bimën e djallit’:
- Studim pas studimi ka rezultuar se marijuana është më pak e dëmshme se alkooli dhe duhani.
- Vetëm rreth 9% e përdoruesve të marijuanës janë bërë klinikisht të varur prej saj, sipas një studimi.
- Një lloj kombinimi i marijuanës bllokon qelizat kancerogjene dhe i ndalon ato të zhvillohen dhe të përhapen më tej.
- Përdoruesit më të rëndë të marijuanas rrezikojnë të njëjtat efekte si pirësit e cigareve, si bronchitis dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes.
- Legalizimi i marijuanas do të gjeneronte 8.7 bilion dollar në vit të ardhura nga taksat, në Amerikë.
- Në vitin 2015, marijuana e legalizuar ishte industria me rritjen më të shpejtë në Amerikë.
- Marijuana ka qenë legale për përdorim personal në Alaskë që prej vitit 1975, dhe është akoma legale sot e kësaj dite.
- Në vitin 2013, Uruguay u bë shteti i parë në botë që legalizoi kultivimin, shitjen dhe konsumin e marijuanas.
- Në Kolorado, dyqanet e marijuanas mjekësore kaluan në numër dyqanet e kafesë Starbucks në raportin 3 me 1.
- Denver, Kolorado, ka më shumë dyqane ku shitet marijuana se sa dyqane pijesh dhe shkolla publike.
- Në 2015, tregu i marijuanas në Shtetet e Bashkuara ishte më i madh se tregu i birrës, verës dhe ushqimit organik.
- Marijuana absorbon rrezatimin nuklear. Në 1998, në Ukrainë u mbollën plantacione me marijuana industriale për të ndihmuar dekontaminimin e tokave afër Chernobylit.
Krahasuar me alkoolin:
- Shumë njerëz kanë vdekur nga përdorimi i alkoolit. Asnjë njeri nuk ka vdekur nga përdorimi i marijuanas.
- Shumë vdekje kanë ardhur si pasojë e overdozës nga alkooli. Nuk ka asnjë rast vdekje si pasojë e overdozës nga marijuana.
- Përdorimi i alkoolit dëmton trurin. Përdorimi i marijuanës jo.
- Përdorimi i alkoolit është i lidhur me kancerin. Përdorimi i marijuanës jo.
- Alkooli është më shumë adiktiv se sa marijuana.
- Përdorimi i alkoolit rrit rrezikun e dëmtimeve nga pakujdesia tek konsumatori. Përdorimi i marijuanës jo. /Faktoman