Pensionistja dhe antishqiptarja Doris Pack, nuk e dimë se nga e merr guximin dhe te drejtën të sulmoi dhe akuzoi Ramën dhe mediat shqiptare, se fshihen pas akuzave ndaj deputetit të CDU, Gunther Krichbaum, ku na akuzon si të “shitura”, ashtu sikurse Rama.
Kjo plakë qesharake, që u “zhgërrye” nëpër dyshekët e ndyrë të PD-së, që askush nuk e njeh në Gjermani, është shumë e njohur ndër shqiparë, si një serbofile e ndyrë, kundër UÇK-së dhe popullit të Kosovës gjatë luftës me Serbinë.
Pensionistja, anëtare e seksionit të plakave të CDU-së, Doris Pack ka reaguar me anë të një statusi në Twitter, mbi sulmet që i janë bërë deputetit gjerman Gunther Krichbaum, jo se ka ndonjë miqësi me të dhe i vjen keq, por do t’i heqi “njollën”, i cili sipas mediave dyshohet se është njeriu i paguar nga PD, për të bllokuar negociatat për Shqipërinë dhe se e shkuara e tij përfshin lidhjen me Rusinë dhe një skandal të trafikimit të fëmijëve.
Sipas Pack, plaka e mbaruar e cila fletë përçartë, se gjoja historia që Rama arriti të fabrikonte ishte e pabesueshme dhe e stisur në mënyrë perfekte. Natyrisht zbulimin e ka bërë qytetari i saj digjital shqiptarë, Lulzim Basha.
Ja dhe statusi:
Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. Rama mendon për të tjerët, se janë në kategoritë e tij ku të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të e gazetarët që përhapin shpifjen.”
Në përgjigjje të saj, e cila paturpësisht pati guximin të përbalte Shqipërinë, duke dalë krahë faqezinjëve e që duhet ta kishte mbuluar turpi me kohë për dëmet që i ka bërë vendit tonë, kjo grua-burrë, që Zoti e ka dënuar për poshtërsitë e saj, ne po i përgjigjemi edhe njëherë me fakte dhe prova, se shkrimin e botuar nga gazetat e huaja dhe të publikuar nga portali Ekskluzivie.al, që nuk ka sajuar dhe stisur asgjë në Shqipëri, por Krichbaumit ja kanë qendisur dhe e kanë akuzuar “krushqit” e tij rumun, nga ka marrë dhe gruan e dytë juristen e sekretaren e tij, Oana Paraschiva Harvalia, që sot e ka në krahë.
Kjo juriste, bashkë me të shoqin Krichbaum, u akuzuan për një skandal me përmasa të frikshme, të raportuar nga e përditshmja më e madhe në Rumani, “Coatidanul.ro”! Nëse akoma nuk e kanë lënë sytë Pack-un, po i botojmë dhe njëherë linkun e “Coatidanul”.ro me titull:
Gjermani Gunther Krichbaum vepron në Rumani si në një vend afrikan të botës së tretë!
6 Shtator 2012 Cotidianul.ro me autor Andrea Schvarz
Germanul Gunther Krichbaum tratează România ca pe o ţară africană din lumea a III-a
Deklarimin e tij në Ukrainë, se: “Interesi i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor, nuk synon të reduktojë influencën ruse në këtë zonë”, nuk e ka sajuar Rama dhe as mediat shqiptare, por që të kesh kujdes kur të “hash” në unison me antishqiparët, po të dërgojmë linkun e fjalimit të Krichbaumit pro Rusisë!
http://www.lragir.am/index/rus/0/politics/rss/43146
Ajo që mund të verifikohet lehtësisht, është preferenca e tij për Serbinë, ashtu si ju dhe miku juaj me plehrat e këtij vendi, po lobojnë kundra Shqipërisë është fare e sigurtë, kur ai shprehet se: “Serbia duhet të integrohet një orë e më parë”, ndërsa në rastin e Shqipërisë, ndonëse ndodhemi në të njëjtin stad të bisedimeve, ai shprehet se: “Rekomandimi i Komisionit nuk është i mjaftueshëm!”
Përsa i përket shpifjes së zotit Rama, Dorisa e Pollos dhe e Berishës, se Lulin e ke “zënë” vonë, po i themi se duhet të lexosh, për aq kohë sa ke mundësi ta bësh dhe mos fyej mediat dhe drejtues shtetesh, që nuk ke tagrin edhe sikur të ishe Merkeli.
Nuk besoj se ndryshon shumë me shpifsat shqiptarë, që të kanë hedhur si kartë e djegur dhe pa vlerë, ashtu sikurse janë vetë, por nuk besojmë se do mundësh të sulmosh askënd pasi të lexosh shkrimet e mediave ruse dhe rumune që nuk e njohin as Ramën… e aq më pak portalin tonë!/Ekskluzive.al