Kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës së tij në konferencën e jashtëzakonshme që po mban sot me mediat, qëndroi në të njëjtën linjë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.
Rama tha se Policia e Shtetit nuk dënon, por vetëm reagon dhe ndalon. Kryeministri tha se mediat duhet të bëjnë demaskimin e gjykatësve që nuk zbatojnë detyrën.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Se di si policia mund të shmangë një aksident apo si Policia mund të gjendet pas mesnate ku bëjnë sherr dy komshi. Përtej dy ngjarjeve, 3 apo 4, që të mos i kufizoj ka gjëra që patjetër duhen kuptuar dhe shfrytëzuar, por një gjë nuk ndryshon, Policia e Shtetit nuk dënon, por reagon dhe ndalon, çon përpara gjykatës persona që shkelin ligjin.
Në rast se fjala vjen mund të konsiderohet arsye e një tragjedie fakti që personat e përfshirë kanë armë pa leje dhe armëmbajtja pa leje këtu te ne dënohet rëndë, nuk është policia ajo që çon në burg ata që çon para gjykatës dhe gjykata nuk i dënon as në minimum. Çfarë duhet të bëni ju?
Së pari, duhet të bëni demaskimin e gjykatësve se janë fakte skandaloze që ndodhin. Na pëlqen, nuk na pëlqen ne, nuk ka një instrument qeveria që ti bëjë zap. Edhe shumë mirë që nuk e ka. Duhet që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre.