Deputeti i PS-së Erjon Braçe shprehu shqetësimin për mos ndëshkueshmërinë e korrupsionit ndër vite në Shqipëri.
Për aferat si ajo e privatizimit të klubit Partizani nga familja Berisha, tragjedia e Gërdecit apo vrasjen e 4 protestuesve në Bulevard ende nuk është dhënë përgjigje dhe Berisha ende nuk ka dalë para drejtësisë.
“Klubi Partizani nuk është shitur për 1 euro por është dhënë falas. A është më i përgjegjshëm korrupsioni tani se 10 vite më përpara. Në Gërdec 26 njerëz u vranë për të vjedhur dhe u vodhën duke u vrarë. Raste të pastra korrupsioni të 10 viteve të shkuara janë të pandëshkuara.
Nuk do të thotë se 10 vite më parë kishte korrupsion më pak , Shqipëria ishte më e ndershme dhe pushteti i asaj kohe ishte më i ndershëm. Pushteti i asaj kohe i dha një dimension të tmerrshëm që është gjaku, janë vrarë njerëz. 10 vite më parë korrupsioni ishte i përgjakshëm”
N