Erion Veliaj ka më shumë se 536 mijë ndjekës në profilin e tij në Facebook, prej nga i cili pret një audiencë të jashtëzakonshme të “elektoratit”, apo simpatizantëve gjatë kohës kur del “Live” në aktivitetet e tij.
Por çfarë ndodh, në daljet e tij, prania e simpatizantëve në faqen e kryetarit është thuajse inekzistente, madje kohët e fundit kryebashkiakun nuk e ndjekin më as punonjësit e tij.
Gjatë ditës së sotme Veliaj prezantoi kandidatin për kryebashkiak të Bashkisë Vorë, z. Blerim Shera dhe mbajti një fjalim të gjatë me përralla që nuk preku asnjë, ndoshta edhe mund të prekte ndokënd, por fatkeqësisht në lidhjen live të publikuar prej tij, “nuk kishte këmbë njeriu”.
Piku i audiencës së kryebashkiakut që kishte disa minuta që broçkolliste ishte 76 ndjekës në kohë reale, të cilët kapën kurbën më të ulët kur u reduktuan në vetëm 40 vetë që e ndiqnin fjalimin e tij.
Ekskluzive.al ka publikuar një artikull ku me anë të një kërkimi të thjeshtë rezulton se Erion Veliaj është politikani më i urryer, më me pak influencë dhe i pandjekur në rrjete sociale pavarësisht numrave të fryrë të audiencës së tij.
Kjo e sotmja i vendosi vulën e asaj që të gjithë e thonë se kryebashkiaku i imponohet audiencës duke u dërguar çdo ditë videoregjistrimet e tij mediave në vend, që ja faturojnë shërbimin sa frengu pulën.
Mëposhtë disa momente nga fjalimi i Veliajt dhe audienca në kohë reale