Familja Berisha dekoron Armand Dukën, apo siç e ka cilësuar rëndom njërin nga “Dukët e krimit” të “Klanit të Zemunit”.
Kështu, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka marrë dje çmimin “Ambasador Nderi” nga fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, në shenjë mirënjohje për mbështetjen e FSHF për fëmijët autikë.
Presidentja e këtij fondacioni, Liri Berisha, bashkëshortja e ish kryeministrit Sali Berisha i ka dhënë çmimin Dukës në emër të prindërve dhe të gjithë fondacionit.
Liri Berisha, kishte sjellë një punim nga fëmijët autikë, si dhuratë për Presidentin e FSHF. Ndërkohë që para ndeshjes miqësore me Norvegjinë, skuadra kombëtare e futbollit së bashku me trajnerin Christian Panuçi, ishte mes këtyre fëmijëve në një aktivitet.
Por nuk ka asgjë të re në këtë zhvillim të ri, ku Armand Duka është bërë “ikonë” e fondacionit të Liri Berishës për fëmijët autikë.
Duka i futbollit është bërë thjeshtë sponsori i radhës i bashkëshortes së Sali Berishës për të fituar lekë në këmbim të mbështetjes politike.
Më parë këtë rol e ka luajtur ish manjati i naftës, supermashtruesi Rezar Taçi i cili tashmë gjendet në burg.
Ndonëse quhet fondacion, institucioni privat që drejtohet nga Liri Berisha nuk merr asnjë fëmijë autik nën kurim pa paguar mijëra dollarë apo euro sipas rastit./Pamfleti.com