Ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit, Ariela Murati, 21 vjeçarja nga Fieri që u vra me 5 plumba nga Aldison Belulaj si shkak i një dashurie të mohuar.
Ceremonia e varrimit u bë në fshatin e saj, në Zharrzë të Fierit. Pjesë e ceremonisë mortore u bënë miq, të afërm dhe shokët e fakultetit të Drejtësisë ku studionte Ariela.
Familja e Aldisonit nuk u pranua të merrte pjesë në përcjelljen e fundit, ndërsa tashmë ata i druhen edhe një hasmërie nga ana e familjes së vajzës.
Teksa familjes iu refuzua të merrnin pjesë në varrim, Aldisoni lufton ende me vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë.