Rregullat e marra në kuadër të luftës së COVID-19 kanë irrituar familjen e një pensionisti që ndërroi j.etë nga virusi.
Ata kanë hyrë me forcë në morgun e spitalit për të rr.ëmbyer k.ufomën që do të d.igjej në krematorium për të respektuar protokollin kundër Covid.
Ngjarja ka ndodhur në Tartagal të Argjentinës. Në video shihen rreth 20 njerëz që po dalin nga m.orgu duke mbajtur trupin e të moshuarit me barrelë.
Ata e vendosin k.ufomën në një kamionçinë për ta dërguar në shtëpi që ta v.arrosin siç duhet.
Tashmë, familja e Ramon Juarez do të ndiqet penalisht. Vajza e v.iktimës tha se i ati kishte v.dekur nga ataku në zemër dhe jo nga koronavirusi:
“Për spitalin gjithçka është Covid. Nëse babai im do të ishte infektuar, edhe ne të familjes do të ishim infektuar, por asnjëri nga ne nuk është pozitiv.
Na thanë që nuk do ta merrnim t.rupin pasi kishte Covid. Donin që të më linin vetëm 5 minuta me të dhe pastaj ta d.igjnin si qen. Prandaj vendosëm që ta merrnim dhe ta v.arrosnim siç duhet”.