Nëna shqiptare e 3 fëmijëve, e cila u dëbua nga SHBA dy muaj më parë pas 18 vjetësh qëndrimi atje, më në fund është ribashkuar me fëmijët e saj, pasi ata ikën nga Amerika dhe erdhën në Shqipëri për të filluar një jetë të re bashkë me mamanë e tyre.
Bëhet fjalë për rastin e Cile Precetaj, e cila i priti me lot në sy vogëlushët e saj, të cilët udhëtuan me avion nga Detroiti për në Shqipëri, në vendlindjen e nënës së tyre.
Ajo u takua gati pas 2 muajsh me fëmijët e saj, djalin Marash, 16 vjeç, vajzën e madhe Megan, 10 vjeç dhe vajzën e vogël Martina 8- vjeç.
“Unë po dridhesha e tëra, po qaja dhe mezi po prisja që ti përqafoja fort”, ka thënë nënë e tyre Cile për “Daily Mail”.
“Ishte një ditë që unë mezi po e prisja, kishte shumë lot dhe ne jemi të lumtur që u bashkuam përsëri.
Ata janë të lumtur që u takuan me mua, por ata janë në një vend të huaj, nuk flasin gjuhën dhe janë ndarë nga babai, familja dhe miqtë e tyre. Nuk do të jetë e lehtë për ta”.
Cile, 46 vjeç, u dëbua nga Detroiti, Michigan, pasi humbi një betejë ligjore pas gati dy dekadash qëndrimi në SHBA.
Pavarësisht se ajo dhe burri i saj kanë pasur një biznes të suksesshëm, restoran, ku i kishin paguar taksat si dhe kanë lindur 3 fëmijë në SHBA, ajo u deportua pasi kishte humbur një apel përfundimtar për të qëndruar në vendin që e quan ‘shtëpi’.
Cile kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara me një pasaportë të rreme italiane duke ikur nga vendi i saj në vitin 2000, pasi ishte e frikësuar dhe ishte kërcënuar me jetë nga gangsterët që donin ta shfrytëzonin për prostitucion.
Kërkesa e saj për azil u refuzua dhe ajo ka zhvilluar një betejë ligjore që i ka kushtuar 50,000 dollarë për të qëndruar në Detroit.
Ndërsa zyrtarët e emigracionit, kur e nisën për në Shqipëri, nuk e lejuan t’u thoshte lamtumirë fëmijëve të saj, pasi ajo prej dy javësh ishte lënë në një qendër paraburgimi para së të dëportohej.
Ata madje ata i kishin vendosur edhe një GPS në kyçin e këmbës.
Që nga kthimi i saj, Cile është shprehur se po vuan nga depresioni, ndërsa ajo përpiqej të arrinte të kuptonte se ishte e ndarë nga familja e saj.
Një muaj më parë, ajo dhe burri i saj vendosën që fëmijët duhet të ri-lokalizohen në Shqipëri.
Burri i saj nuk ishte në gjendje të largohej nga Shtetet e Bashkuara për shkak të çështjeve të tij të emigracionit dhe ajo nuk ishte e sigurt se fëmijët e saj do të dëshironin të linin shtëpinë e tyre në Detroit.
Cile tha se shanset për të mos parë fëmijët e saj ishte pothuajse shumë të madhe, dhe për këtë u detyruan që fëmijët të shkonin në një vend të huaj, dhe çifti vendosi se do të ishte më mirë nëse ata jetonin me nënën e tyre.
Fëmijët i kishin marrë të gjitha sendet e tyre me 8 valixhe, të cilët ishin shoqëruar nga një kushëri gjatë udhëtimit për në Shqipëri.
Por, djalit Marash i ka mbetur një peng pasi ai nuk ka mundur që t’u thotë lamtumirë të gjithë miqve në shkollën e mesme, si dhe shokëve të tij në klubin e karatesë ku ai kohët e fundit u bë një rrip i zi.
Martina ka lënë vetëm 4 shpendët e saj për të cilët ajo kujdesej shumë dhe i donte me shumë.
Megan ka lënë në mes mësimet ashtu si vëllai dhe motra e saj, dhe ajo ishte e shkëlqyer në matematikë.
Të tre thanë se do të humbin babanë e tyre dhe miqtë e shkollës, por pavarësisht të gjithave, ata janë shprehur të lumtur që janë me nënën e tyre.
Cile i tha më tej për “Daily Mail” se:
“E di se ata kanë hequr dorë nga gjithçka, por gjithashtu e di se ata donin të ishin pranë meje.
Pasi u deportova, burri im shiti restorantin e tij në mënyrë që të kujdeset për fëmijët.
Por ata kanë nevojë për nënën e tyre.
Unë ende nuk mund ta kuptoj se si presidenti Trump do t’i lejonte nënat të ndaheshin nga fëmijët e tyre.
Kam parë se çfarë po ndodh në kufirin e SHBA, kjo situatë më ka prekur edhe mua.
Unë e konsideroj veten amerikan dhe Amerika është shtëpia ime.
Është vendi ku unë dua të jem dhe unë e di se fëmijët e mi duan të qëndrojnë atje.
Është kaq e padrejtë, por tani nuk kam asnjë zgjedhje.
Unë jam e vetëdijshëm se do të jetë një goditje kulturore për ta”, u shpreh ajo.
Çile tha se kishte zgjedhur të mos qëndronte në hije si shumë emigrantë të paligjshëm që mund të jetojnë ende në Miçigan.
“Unë zgjodha të isha e sinqertë dhe pranova se kisha hyrë ilegalisht në vend, por nëse nuk do të kisha thënë asgjë dhe të isha fshehur, atëherë mund të isha ende aty.
Unë mendoj se kjo është shumë e padrejtë, sepse dëshiroja të punoja me autoritetet e emigracionit.”
Cile kishte kontaktuar me autoritetet e imigracionit brenda muajve të mbërritjes dhe kishte kërkuar azil.
Ndërsa çështja e saj po shqyrtohej, ajo u njoh me burrin e saj Pete Gojcaj dhe çifti u bë më djalë në vitin 2002.
Tre vjet më vonë, asaj iu tha që të largohej nga vendi pasi kërkesa e saj për azil u hodh poshtë, kur një gjykatë nuk arriti të bindej nga pretendimet e saj.
Cile bëri thirrje kundër deportimit dhe autoritetet e emigracionit e lejuan qëndrimin e saj, ndërsa ajo ndoqi të gjitha rrugët ligjore për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë që ishte shtatzënë me vajzën Megan, asaj i ishte thënë se ishte nën mbikëqyrje dhe duhej të paraqitej në zyrën e emigracionit çdo muaj.
Gjatë kësaj kohe, Cili ndihmoi burrin e saj, një emigrant jugosllav që kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara që kur ishte pesë vjeç, të ndërtonte një biznes të suksesshëm, restorant.
Por, i gjithë biznesi që kishin ngritur ishte shkatërruar pas depërtimit të saj, dhe burri i saj e kishte shitur.
Ajo u zhvendos nga një zonë e begatë e Detroitit, në një shtëpi të thjeshtë në një fshat të Shqipërisë, jo shumë larg kufirit me Malin e Zi.
Duke parë prindërit e saj, Pashku, 75 vjeç dhe Pashka, 67 vjeç, për herë të parë që nga largimi, e ndihmuan të përballonte ndarjen nga burri dhe fëmijët e saj.
Në vend që ta vendoste fëmijën në një shtëpi në fshat pranë prindërve të saj, Cile ka vendosur të qëndrojë në një hotel në një qytet aty pranë, për t’ua bërë disi më të lehtë jetën femijëve.
Shtëpia e prindërve të saj nuk kishte ujë të rrjedhshëm, tualeti ishte një vrimë në tokë, dhe shpesh në ndërpriteshin dritat.
Fshati Gradec është aq i izoluar sa nuk ka një dyqan të vetëm dhe rrugët nuk kanë ndonjë emër.
Por tashmë Cila dhe fëmijët e saj kanë një mundësi për t’u zhvendosur në Tiranë, pasi ajo është kontaktuar nga Banka Amerikane e Investimeve.
Drejtorët kishin dëgjuar për gjendje e vështirë në Cile dhe ata kanë shprehur interesin e tyre për ta ndihmuar atë në gjetjen e një pune dhe një banesë.
“Unë do të flas me ta së shpejti, por shpresoj se ata do të jenë në gjendje të ndihmojnë.
Ka shumë gjëra për t’u marrë në konsideratë si shkollimi dhe ku është vendi më i mirë për të jetuar fëmijët.
Kudo që ndodhem unë dua të bëj më të mirën për fëmijët, megjithëse shtëpia e tyre është Amerika.
Unë nuk kam hequr dorë nga shpresa që ndoshta do ndodhë një mrekulli dhe mund të kthehemi”.
Deri në atë kohë Marash pranon se ishte ‘i ngazëllyer dhe nervoz’ në lidhje me atë se si do të ishte jeta e tij e re në Shqipëri.
“Kam lexuar se ishte një vend me të vërtetë i varfër, por u befasova pasi qenka më mirë ngasa kam menduar.
Unë do të humbas babain, familjen dhe miqtë e mi.
Disa kanë thënë se do të vijnë për të më takuar.
Ishte vërtet e vështirë të jetoja pa nënën time.
Kur u dëbua ajo isha shumë i trishtuar. Unë nuk mund të besoja se vendi im do ta bënte këtë.
Kam qarë shumë, por pastaj kam qenë i mërzitur gjithë kohën.
Babai u kujdes për ne, por ai nuk e dinte se çfarë na pëlqente të hanim”.
Dy kushërinjtë që nuk kishin takuar më parë po ndihmojnë tre fëmijët të integrohen në jetën e tyre të re.
Adea, 16 vjeç dhe Denisa, 15 vjeç, flasin shumë mirë dhe thanë se do të bëjnë çmos për t’i bërë kushërinjtë amerikanë të ndihen si në shtëpi.
(Daily Mail-Tirana Today)