Viti 2024 ka nisur me nje lajm shume te mire per futbollistin shkodran Elton Fikaj. 18 vjeçari eshte grumbulluar nga trajneri Fatih Terimi per ndeshjen e pare te ketij viti, ate qe do te luaje neser ne oren 21.00 ndaj PAS Joannina.
Natyrisht qe kjo eshte diçka qe e ka lumturuar se tepermi futbollistin e kombetares U19 te Shqiperise, por nga ana tjeter ka marre vemendjen e duhur edhe te mediave greke sepse kemi te bejme me nje nga ekipet me te njohur te ketij vendi dhe padyshim qe lajmet rreth tij jane te shumta.
Po ashtu, grumbullimi i ketij futbollisti te ri nga ana e trajnerit Terim eshte pritur mire edhe nga ana e tifozeve te Panathinaikos sepse ata e pelqejne shume per talentin e tij dhe per ate se çfare shfaq ne fushen e lojes.
Elton Fikaj kujtojme se edhe ne vere zhvilloi fazen pergatitore me ekipin e pare ne Austri dhe luajti ne disa miqesore qe ai zhvilloi, por pa u grumbulluar asnjehere per ndeshjet zyrtare por ka luajtur vetem me ekipin e dyte.
Tashme gjerat duket se kane ndryshuar per mire dhe trajneri i njohur turk Terim qe e drejton Panathinaikosin tani, e ka grumbulluar bashke me 22 lojtare te tjere per ndeshjen e kampionatit qe do te luaje neser ndaj PAS Giannina.
Ne kete liste nderkohe siç mund ta shikoni edhe me poshte, ben pjese edhe koplikasi Enis Çokaj, per te cilin kohet e fundit qarkulluan fjale se mund te lere skuadren greke dhe te kaloje ne Kroaci tek Hajduk Split, por per momentin ai vazhdon te jete pjese e Panathinaikos.