Mes analistit Andi Bushati dhe kryetarit të shkarkuar të Partisë Demokratike Lulzim Basha pati akuza të ashpra në studion e emisionit “Open”. Bushati e quajti kryedemokratin të “shitur” dhe se “i ka vjedhur zgjedhjet Sokol Olldashit në 2013”-ën.
REPLIKAT BASHA-BUSHATI
BUSHATI: More traun e Rrugës së Kombit dhe e fute në shpi. Do përfundosh si Avdullah Hoti që thoshte budallallëqe për amerikanët.
BASHA: Ti je një gënjeshtar. Je shpifës. Sponsorizuesin e medias tënde e kam denoncuar në Gjykatë. Zamirin ta kam thënë në parlament.
BUSHATI: Thjesht me emër?
BASHA: Pse ça jam unë prokuror?! Ti gënjen.
BUSHATI: E di gjithë Shqipëria që je i kapur.
BASHA: Unë do ta pastroj PD nga mbeturinat e komunizmit.
BUSHATI: Edhe Sokol Olldashit ia vodhe zgjedhjet.
BASHA: Gënjen! Je ti që bën sikur…Kush i uli sytë more? Rrugën e Kombit unë e kam denoncuar. Tunelin e Llogarasë.
BUSHATI: Ke qenë në shërbim të Ramës më 21 janar. Po të ishte pjesë e zgjedhjes, do mbështesje 18 dhjetorin. Po nuk shoh zgjidhje.
BASHA: Je farë komunisti, më akuzon pa prova mua. Shpifje!
Bushati: Pse u mbush stadiumi atje, se e ka për interesa personale apo sepse ju sepse u kthyet në vegël të Edi Ramës!
Turp kjo është ulje për të gjithë ne!
Ne çfarë bote jetoni zoti Basha se realiteti del krejt tjetër. Ky është llum, ky është i blerë, ky ka interesa personale, dhe ju jeni Jezu Krishti që keni vetëm interesat e njerzimit!