Gjatë prezantimit të kandidatit të dytë për Kryeprokuror, përfaqësues të “EURALIUS” pyetën Fatjona Memçaj rreth procesit që po zhvillohej në gjuhën Angleze por Fatjona Memcaj u përgjigj në Shqip.
“Besoj se ju doni të testoni anglishten time, por unë do të përgjigjem shqip përpara anëtarëve të KLP-së dhe shpresoj se ju do të përktheheni”, kështu është shprehur kandidatja e dytë në radhë, Fatjona Memçaj.
Theksojmë se çështja e gjuhës angleze është një nga kriteret e vlerësimit për Prokurorin e Përgjithshëm. Memçaj sqaroi eksperten e EURALIUS me një anglishte të rrjedhshme.
Memçaj e tregoi qartë se zotëron anglishten, por në respekt të institucionit, u përgjigj në gjuhën e vendit të saj, pikërisht për pozicionin që konkurron si Prokurore e Përgjithshme.