Aleatja e PD-së, PR-ja e drejtuar nga Fatmir Mediu, thotë se Rama nuk i ofron shqiptarëve standarte europiane dhe se vitet e qeverisjes së tij “kanë provuar shkatërrimin e shtetit dhe shoqërisë”.
Deklarata e Fatmir Gërdecit që me pafytyrsin që i karakterizon politiqenët shqiptarë që marrin guximin dhe bëjnë moral kur në skedën e tyre janë regjistruar disa krime, si në rastin e Fates, ai i trafikut të qenieve njerëzore në Itali me emër të ndryshuar e deri tek vrasja në masë në Gërdec, ku Fiqo krushku i tij, ishte Kryetar Bashkie të fyejnë rëndë.
Ja çfarë shkruan në hapsirën e rrjeteve sociale “etaloni i pastërtisë” Fatmir Mediu:
Edi Rama jo vetëm shkatërroj shtetin dhe kushtetutën, shkatërroj procesin zgjedhor, por tregon çdo ditë e më tepër se Partia e Rilindjes nuk është Partia e socialistëve të ndershëm, por e njerëzve kontigjent të krimit dhe Krimineleve.
Rama nuk u ofron shqiptarëve standarte Europiane por standarte kriminale dhe korrupsioni.
Rama dhe të besuarit e tij kanë qenë në dijeni te plotë që kandiatati i Vorës Agis Kajmaku ka çështje penale në Greqi.
Heshtja e tij mbasi opozita ka bërë publike fakte dhe të dhëna zyrtare nga Greqia është po kaq kriminale, për më tepër perpjekjet që po bëhen për të mashtruar publikun.
Edi Rama dhunoi kushtetutën në 30 Qershor, përdhunoj KQZ duke e kthyer në vegël politike, shkatërroj paanesine e çdo institucioni të administrimit të zgjedhjeve dhe zevendësoj njerëzit politik të PS me përfaqësues të krimit.
Këto vite të qeverisjes së Ramës kanë provuar shkatërrimin e shtetit dhe shoqërisë, në mënyrë të qëllimshme ai ka bërë çdo gjë të mundëshme për zëvendësimin e shtetit me antishtetin, të ligjit me krimin, të drejtës me të padrejtën, të moralshmen me të pamoralshmen.
E ka futur Shqiperinë në proces vetshkaterrimi në mënyrë të qëllimshme, sjellja dhe shteti i tij janë shëmbëlltyra komunisto-naziste.