Fatmir Mediu, ka falenderuar Chris LaCivitan që pranoi të drejtojë fushatën e opozitës për zgjedhjet e 11 majit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mediu e cilëson LaCivitan si një konsulent me eksperiencë 30 vjeçare në këtë fushë, si edhe një prej strategëve të fitores së presidentit Trump në SHBA.
Mediu shpreh optimizmin e tij se opozita me këtë ekip që ka ngritur tashmë, do të shkojë drejt fitores në këto zgjedhje.
Postimi i Mediut:
Falenderim Chris LaCivita që pranove të drejtosh fushatën e opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike.
Kënaqësi të punojmë së bashku, për një Shqipëri të Zotit, familjes dhe qytetarëve shqiptar, në mirënjohje të përherëshme për SHBA
Chris është një nga strategët e fitores së Presidentit Trump, një personalitet i Republikanëve Amerikan me një eksperiencë mbi 30 vjet në fushata të rëndësishme elektorale, por padyshim fitorja e fundit e Trump është dhe kulmi karrierës të Chris LaCivita, Toni Fabrizio dhe vecanërishte gruas së hekurt Susie Wiles tashmë shefja e stafit të Presidentit Trump.
Opozita ka mundësinë me këtë ekip fantastik të shkojë drejt fitores për të ndryshuar Shqipërinë, por kjo kërkon edhe një bashkim opozitar dhe luftë nga cdo anëtar dhe në cdo skaj.
Ky është një moment i rëndësishëm për të rikthyer edhe njëherë fuqishëm marëdhëniet më të mira ndërmjet opozitës dhe SHBA, për një Shqipëri të denjë si vend anëtar i NATO-s ku zot janë qytetarët dhe jo krimi e korrupsioni.
Krah nesh kundër manipulimit të zgjedhjeve do të jenë miq tanë në kongresin Amerikan dhe parlamentin Europian.
Shqiptarët meritojnë qeveri që e vendosin vet me votë dhe jo qeveri që del nga votat e manipuluara nga krimi, korrupsioni dhe patronazhistët.