Fatos Lubonja ka vlerësuar protestën agresive të opozitës duke deklaruar se qeveria “Rama” nuk rrëzohet pa d.hunë.
Analisti është i mendimit se korrupsioni në Shqipëri është i integruar në sistem dhe se kemi një regjim që duhet rrëzuar.
Lubonja në News 24 tha se nëse studentët do kishin bërë kaq d.hunë, Rama do ikte.
“Kur e pashë atë të parë me flamuj amerikanë, europianë e tullumbace thashë kjo është kot se për tullumbace këta nuk duan t’ia dinë fare se tullumbace janë vetë.
Duhet të kemi parasysh dhe faktin që këta ndërkombëtarët i bien të njëjtit avaz, nuk ka ndonjë shpresë nga këto lloj protestash.
Kur ndodhi e dyta thashë që këtu ka diçka që meriton. unë ngelem i mendimit se këtu nuk bëhet fjalë për k.rim e korrupsion. Ka shtet por ka dhe k.rim të organizuar. Unë jam i mendimit se këtu korrupsioni është i integruar në sistem. Kemi një regjim që duhet rrëzuar.
Një regjim që duhet rrëzuar kërkon mjete më të forta se dialogu. Opsioni i d.hunës është një opsion që bën kambanë alarmi. Kam bindjen sikur të kishin bërë kaq d.hunë edhe studentët Rama ikte sot. Për mua ka pak d.hunë, s’ka d.hunë fare.
Ky regjim nuk rrëzohet pa d.hunë. Këta janë më të d.hunshmit. Ky është sistemi më i d.hunshëm. Të fusësh fadromat e të shkatërrosh shtëpitë e njerëzve, e një mijë e një gjëra, kjo është më shumë se d.hunë.
Sipas tij vendi është një burg i madh. Për Lubonjën në Shqipëri nuk ka parti të majta, por janë të gjitha të djathta ekstreme.
Thonë ose ikni nga Shqipëria ose na u nënshtroni neve. Në këtë kuptim nuk ka asnjë lloj shprese që të kthehen dhe të mendojnë këta që e kanë çuar deri këtu këtë vend.
Një nga alibitë që ka Edi Rama është ajo se pak a shumë kjo ka ndodhur në Shqipëri, kanë bërë d.hunë ca parti, kanë marrë pushtetin, nuk kanë punuar për pasurimin e popullit.
Kështu bëri dhe Rama me 21 janarin, pra d.hunë e cila instrumentalizohet zemërimi i njerëzve ose manipulohet një zemërim për qëllime. Unë mbetem i mendimit që këtu duhen parti të majta të vërteta që të përfaqësojnë popullin.
Ata që protestojnë janë viktima, por ata që protestojnë me një koshiencë të madhe se çfarë kërkojnë. Partitë tona janë të gjitha të djathta ekstreme, s’ka të majta e të djathta”, deklaroi Lubonja.