Sot Sali Berisha ka shpallur bashkëpunimin me Christopher LaCivita një konsulenti politik, i atashuar pranë presidentit Trump, për të cilin punoi në zgjedhjet e nëntorit 2024.
LaCivita ka një karrierë të gjatë në SHBA dhe është i njohur për dorën e rëndë ndaj klientëve të tij. Në zgjedhjet e fundit presidenciale ai fitoi 22 milionë dollarë për punën që kreu në shërbim të Trump.
Kjo është një shifër e majme, por gjithsesi e përmbajtur kur kemi parasysh se fushatat në SHBA, në veçanti kjo e fundit, janë ndër më të shtrenjtat në botë.
Presidenti Trump e justifikon punësimin e LaCivita, jo vetëm sepse ai është një nga njerëzit më të pasur në Amerikë, por sepse shumat e shpenzuara në garën e 5 nëntorit arritën shumën marramendëse prej 15.6 miliardë dollarë. Kjo e bën pagën prej 22 milionë dollarë të LaCivita të duket si një pikë ujë në oqean.
Problematike shuma mbetet për Shqipërinë, që Berisha prej vitesh e përshkruan si të varfër dhe të grabitur, por ndryshe nga retorika e tij, rezulton të jetë mjaft bujare si ekonomi, në veçanti për Berishën, që do “luftojë” varfërinë duke harxhuar miliona dollarë për një fushatë në të cilën do të dalë përsëri humbës, siç dëshmojnë sondazhet e fundit.
https://economictimes.indiatimes.com/news/international/us/donald-trumps-campaign-manager-chris-lacivita-pocketed-a-whopping-22-million-from-his-work-ex-president-livid-on-the-leak-to-media/articleshow/114957918.cms?from=mdr