Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë konferencës ku u prezantua raporti i vlerësimit të nevojave pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit i cili ishte 985 milionë euro dëme, ka shprehur mbështetjen e BE në këtë proces dhe më pas në mbledhjen e fondeve përmes konferencës së donatorëve.
Soreca thotë se Shqipërisë i mungonin kapacitetet dhe BE menjëherë pas tërmetit ka dhënë ndihmën e saj dhe për këtë ndihen krenar. Ndihma ka konsistuar në dërgimin e skuadrave dhe ekpertëve të vlerësimit të dëmeve. Sipas tij 60 ekspertë ndërkombëtarë dhe nga Shqipëria kanë punuar që nga dita e tërmetit deri më sot.
Sakaq ambasadori thotë se dëmet janë mjaft të mëdha dhe se aktualisht po punohet për të bindur vendet evropiane për të kontribuar gjatë konferencës.
“Faza e parë ishte kur arritëm të sillnim skuadrat tona për tërmetin e 26 nëntorit dhe më pas ekspertët për dëmet. Arritëm të jepnim ndihmën tonë, mbështetjen tonë. Kjo patjetër na bën krenarë si BE, për atë çfarë arritëm të vinim në nevojë Shqipërisë. Jemi krah Shqipërisë me veprime.
Shqipërisë i mungonin kapacitet dhe burimet për të qenë e përgatitur, prandaj që të ishte e sigurt duhej bërë e gjithë kjo punë por edhe të krijohen infrastrukturat e duhura dhe të qëndrueshme. Më lejoni të falenderoj Çuçin, Milva Ikonomin… pasi kjo na ka ndihmuar të sillnim disa nga ekspertët më profesionist.
60 ekspertë ndërkombëtarë dhe Shqiptarë kanë punuar pa pushim që nga 26 nëntori deri në mëngjesin e sot. Kam parë emailet që më kanë ardhur pikërisht për të arritur në botimin e këtij vlerësimi.
Për të kaluar më pas në fazën e 3 rimëkëmbja dhe rindërtimi. Përfaqësuesit ndërkombëtar mezi po e prisnin këtë informacion. Nevojat janë mjaft të mëdha. Konferenca e donatorëve do të ketë përfaqësues të më shumë se 100 vende dhe organizata.
Në këtë moment unë mund t’ju siguroj se në të gjitha nivelet administrata dhe udhëheqësit evropianë në të gjithë botën po punojnë për të marrë premtime nga vende të ndryshme që kjo konferencë të ketë rezultate. Jermi krenarë që kemi mobilizuar solidaritetin për Shqipërinë”, ka thënë Soreca.